Izraeli: Identifikohen fëmijët e vrarë pas sulmit të kryer nga Hezbollahu në fushën e futbollit Majdan Shams

Izraeli: Identifikohen fëmijët e vrarë pas sulmit të kryer nga Hezbollahu në fushën e futbollit Majdan Shams

11:51, 28/07/2024

Ministria e Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit njofton se janë identifikuar emrat e 11 nga 12 fëmijët e vrarë pas sulmit të kryer nga Hezbollahu në fushën e futbollit Majdan Shams në qytetin me shumicë të komunitetit Druze.

“Fëmijët e vrarë nga Hezbollahu janë: Alma Ayman Fakhr al-Din (11 vjeçe), Naji Taher Halabi (11 vjeç), Millar Maadad al-Shaar (10 vjeç), Fajr Laith Abu Salah (16 vjeç), Amir Rabii Abu Salah, (16 vjeç), Hazem Akram Abu Salah (15 vjeç), Yazan Naif Abu Salah (12 vjeç), John Ëadie Ibrahim (13 vjeç), Izil Nashat Ayoub (12 vjeç), Finis Adham Safadi (12 vjeç), Nazem Fakher Saeb (16 vjeç)”, thuhet në njoftim.

“Siç njofton edhe “Times of Israel”, dymbëdhjetë fëmijë dhe adoleshentë u vranë kur një raketë goditi një fushë futbolli në qytetin verior Druze pasditen e djeshme. Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se raketa ishte një Falaq-1 e prodhuar nga Irani me një kokë lufte prej mbi 50 kilogramë eksplozivë”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Banorët dhe reaguesit e parë përshkruan skenat e masakrës së përgjakshme në fushën e futbollit. Megjithëse kishte rënë një sirenë paralajmëruese, ishte një alarm shumë i shkurtër për viktimat, të cilët nuk mundën të iknin në kohë.

Në fund thuhet se ky sulm ishte sulmi më vdekjeprurës i Hezbollahut që kur grupi terrorist filloi sulmet ndaj Izraelit më 8 tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco