'Do zhvillojmë një tubim të madh!'/ Trump njofton rikthimin e bujshëm në vendin ku i shpëtoi atentatit

'Do zhvillojmë një tubim të madh!'/ Trump njofton rikthimin e bujshëm në vendin ku i shpëtoi atentatit

22:57, 26/07/2024

Donald Trump ka njoftuar se do të rikthehet së shpejti në Butler të Pensilvanisë, aty ku para rreth dy javësh ai i shpëtoi mrekullisht një atentati me armë zjarri.

Trump u shpreh se do të rikthehet për “një tubim të madh dhe të bukur” duke nderuar kujtimin e Corey Comperatore, i cili mbeti i vrarë teksa merrte pjesë në mitingun e Trump si një mbështetës i tij.

“Çfarë dite do të jetë”, u shpreh Trump entuziast, ndërsa mbylli mesazhin e tij me fjalët “lufto, lufto, lufto”, me të cilat edhe u largua nga skena pasi shmangu plumbat e atentatorit Thomas Matthew Crooks.

“DO TË KTHEHEM NË BUTLER, PENSILVANIA, PËR NJË TUBIM TË MADH DHE TË BUKUR, duke nderuar SHPIRTIN E HEROIT TONË TË DASHUR ZJARRËS, COREY, DHE ATYRE PATRIOTËT TRIMA TË LËNDUAR MË PËR DY JAVË. ÇFARË DITË DO TË JETË – LUFTO, LUFTO, LUFTO”, shkroi Trump në Truth Social.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco