SHBA/ Trump: Pelosi, Obama dhe zyrtarë të tjerët detyruan Biden të tërhiqej nga gara

SHBA/ Trump: Pelosi, Obama dhe zyrtarë të tjerët detyruan Biden të tërhiqej nga gara

18:30, 25/07/2024

Donald Trump tha se zyrtarë të shumtë demokratë kanë detyruar Joe Biden të heqi dorë nga gara.

Sipas kandidati republikan gjatë një interviste telefonike në mëngjes me Fox News, Pelosi, Obama dhe disa zyrtarë të tjerë bindën Biden të tërhiqej.

Roli në prapaskenë i ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe ish-presidentit Barack Obama në tërheqjen e Joe Biden është komentuar gjerësisht në shtypin amerikan prej ditësh.

Kujtojmë se Biden njoftoi të dielën se po tërhiqte kandidaturën e tij. Presidenti i SHBA Joe Biden u shpjegoi bashkatdhetarëve të tij mbrëmë gjatë fjalimit të tij televiziv se ai vendosi të braktisë fushatën për rizgjedhjen e tij në detyrë në nëntor për të shpëtuar demokracinë në vend dhe për t’i lënë vendin zërave më të rinj.

Për Trump, fjalimi i Biden ishte mezi i kuptueshëm dhe shumë i keq.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco