Kaosi në aeroporte, CEO i Crowdstrike: Nuk ishte sulm kibernetik, po e rregullojmë

Kaosi në aeroporte, CEO i Crowdstrike: Nuk ishte sulm kibernetik, po e rregullojmë

13:05, 19/07/2024

CEO i Crowdstrike ka hedhur edhe një herë poshtë që kolapsi në të cilin janë përfshirë aeroportet, bankat e kompani të tjera kritike, nuk është një sulm kibernetik.

George Kurtz deklaroi ditën e sotme se problemi në rrjetet e komunikimit është identifikuar dhe se po punohet për ta rregulluar.

Ai shtoi se kompania e sigurisë kibernetike “është duke komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me konsumatorët” e godituar nga probleme duke shtuar se nuk bëhej fjalë për ndonjë incident sigurie.

“CrowdStrike po punon në mënyrë aktive me klientët e ndikuar nga një defekt i gjetur në një përditësim të vetëm të përmbajtjes për hostet e Windows. Hostet e Mac dhe Linux nuk janë prekur. Ky nuk është një incident sigurie apo sulm kibernetik.

Problemi është identifikuar, izoluar dhe po rregullohet. Ne i referojmë klientët në portalin e mbështetjes për përditësimet më të fundit dhe do të vazhdojmë të ofrojmë përditësime të plota dhe të vazhdueshme në faqen tonë të internetit.

Ne rekomandojmë më tej organizatat të sigurojnë se po komunikojnë me përfaqësuesit e CrowdStrike përmes kanaleve zyrtare. Ekipi ynë është plotësisht i mobilizuar për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e klientëve të CrowdStrike.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco