VIDEO/ Melani Trump bën daljen e dytë publike që prej dy vitesh, Trump e pret me puthje

VIDEO/ Melani Trump bën daljen e dytë publike që prej dy vitesh, Trump e pret me puthje

09:50, 19/07/2024

Pasi kaloi tre ditët e para të Konventës Kombëtare Republikane të vitit 2024 , Melania Trump mbërriti në natën e katërt në një paraqitje të rrallë ne fushatë.

Ish-zonja e parë hyri në Forumin Fiserv në Milwaukee me duartrokitje entuziaste, e veshur me një fustan të kuq dhe buzëqeshje të pandarë në fytyrë.

Ajo i bëri me dorë turmës përpara se të zinte vendin e saj në ulësen VIP pranë Vance.

Që kur Donald Trump shpalli kandidimin e tij për rizgjedhje në nëntor 2022, Melania Trump ka mbetur kryesisht jashtë daljeve publike . Ajo ka bërë disa paraqitje të rralla publike, duke marrë pjesë në funeralin e Rosalynn Carter në nëntor 2023 dhe duke folur në një ceremoni natyralizimi në Arkivin Kombëtar në dhjetor 2023.

Trump u kujdes që t’i bënte një përshëndetje të veçantë gruas së tij, duke thënë: ‘në këtë rrugëtim jam i nderuar që kam në krah bashkëshorten time të mrekullueshme, Melania. Melania, faleminderit shumë’, ndërsa delegatët shpërthyen në duartrokitje të vazhdueshme.

Pas përfundimit të fjalimit të tij të gjatë 93 minuta, në fakt, Melania doli në skenë dhe e gjeti veten në krah të tij duke i pëshpëritur diçka në vesh me kandidatin për president të SHBA-së duke e puthur në faqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco