SHBA vendos raketat me rreze të gjatë në Gjermani/ Kërcënon Moska

SHBA vendos raketat me rreze të gjatë në Gjermani/ Kërcënon Moska

17:47, 18/07/2024

Vendosja e rraketave me rreze të gjatë veprimi nga ShBA-ja në Gjermani, ka sjellë edhe kërcënimin e Rusisë. 

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergej Ryabkov, u tha gazetarëse se 'Moska nuk e përjashton vendosjen e raketave bërthamore në përgjigje të vendosjes së raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në Gjermani'. 

“Unë nuk përjashtoj asgjë,” tha ai, kur u pyet nëse Rusia mund të vendosë raketa bërthamore në përgjigje të vendosjes së raketave amerikane në Gjermani.

“Nëse zyrtarët nga qeveria federale gjermane besojnë se është e arsyeshme të kryejnë aktivitete nxitëse, duke përmendur atë që kemi në rajon, atëherë ne do të përgjigjemi me masa hakmarrëse që i konsiderojmë të përshtatshme”, theksoi diplomati i lartë.

Sipas Ryabkov, duke pasur parasysh kapacitetet e kombinuara të vendeve të NATO-s, Rusia duhet të kalibrojë përgjigjen e saj, pa ndjerë ndonjë “kufizim të brendshëm” në lidhje me atë se çfarë të vendosë, ku dhe kur. “Thënë kjo, ka një gamë të gjerë opsionesh. Nuk ka të bëjë me kërcënimin e askujt, është një mënyrë për të gjetur metodën më efektive për t’iu përgjigjur sfidave në ndryshim, veçanërisht për sa i përket kostove,” shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco