Rusët krijuan një sërë botesh të inteligjencës artificiale në X, duke u shtirur si amerikanë

Rusët krijuan një sërë botesh të inteligjencës artificiale në X, duke u shtirur si amerikanë

11:39, 10/07/2024

Zyrtarët amerikanë thonë se kanë ndërmarrë veprime kundër një operacioni informacioni të drejtuar nga AI, i drejtuar nga Rusia, duke përfshirë rreth 1 mijë llogari që pretendojnë se janë amerikanë.

Llogaritë në platformën X ishin krijuar për të përhapur tregime pro-ruse, por ishin “bote” të automatizuara – pra jo njerëz të vërtetë, transmeton Telegrafi.

Në dokumentet e gjykatës të bëra publike të martën, departamenti i Drejtësisë amerikane njoftoi se operacioni ishte ideuar nga një zëvendës redaktor në Russia Today (RT) në pronësi të Kremlinit.

Image

RT drejton kanale televizive në gjuhën angleze dhe në disa gjuhë të tjera, por duket shumë më e popullarizuar në mediat sociale sesa në valë konvencionale.

Departamenti i Drejtësisë sekuestroi dy ueb-faqe që përdoreshin për lëshimin e e-maileve të lidhura me llogaritë e botit dhe urdhëroi platformën X të dorëzonte informacionin lidhur me 968 llogari që hetuesit thonë se ishin bot.

Sipas dokumenteve të gjykatës, inteligjenca artificiale u përdor për të krijuar llogaritë, të cilat më pas përhapën linja rrëfimesh pro-ruse, veqanërsisht për luftën në Ukrainë.

“Veprimet e sotme përfaqësojnë të parën në prishjen e një ferme gjenerative të rrjeteve sociale të zgjeruara nga AI, të sponsorizuar nga Rusia”, tha drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

Image

“Rusia synonte të përdorte këtë fermë botësh për të shpërndarë dezinformimin e huaj të gjeneruar nga AI, duke shkallëzuar punën e tyre me ndihmën e AI për të minuar partnerët tanë në Ukrainë dhe për të ndikuar në narrativat gjeopolitike të favorshme për qeverinë ruse”, shtoi Wray.

Llogaritë tani duket se janë fshirë nga platforma X, kurse “screenshotat” e shpërndara nga hetuesit e FBI-së treguan se kishin shumë pak ndjekës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco