VIDEO/ Biden bën një tjetër gafë dhe shfaqet i përhumbur në ceremoni

10:47, 08/07/2024

Presidenti amerikan, Joe Biden bëri një tjetër gafë teksa ishte për vizitë në Pennsylvani.

Ai tha se ky shtet e ka ndihmuar gjithmonë kur po garonte për në Senatin amerikan.

Por në fakt, Biden ka qenë senator i shtetit Delaware.

“Edhe kur kandidoja për Senatin, sa herë që kandidoja – sinqerisht, jo për shaka – Filadelfia, në veçanti, më ndihmonte të zgjidhesha”, tha Biden, duke shkaktuar duartrokitje nga audienca. "Jo, nuk po bëj shaka."

Duke mos e kapur gabimin e tij, Biden vazhdoi: “Jo, e kam seriozisht. Organizativisht dhe për sa i përket mbledhjes së fondeve, për gjithçka”.

Biden ka lindur në Scranton, Pennsylvania, por u transferua në Delaware me familjen e tij kur ishte 10 vjeç.

Ndërkohë gjatë gjithë ceremonisë në një kishë, ai dukej i përhumbur, i trullosur dhe konfuz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco