‘Lugina e vdekjes’ frikëson me temperaturat e larta, i nxehtë ekstrem në SHBA

‘Lugina e vdekjes’ frikëson me temperaturat e larta, i nxehtë ekstrem në SHBA

08:52, 08/07/2024

Parku kombëtar i “Luginës së Vdekjes”, i vendosur përgjatë kufirit mes Kalifornisë dhe Nevadës pa një numër të shtuar turistësh në ditët e fundit, pasi meteorologët kishin parashikuar se do të ishte vendi më i nxehtë në Tokë për disa ditë.

Shërbimi kombëtar i Motit deklaroi se në fundjavë termometri në këtë pikë arriti nivelin rekord të 55 gradëve.

Rreth 36 milionë njerëz, afërsisht 10% e vendit, janë paralajmëruar nga shërbimi kombëtar i Motit për valën e nxehtësisë që vjen me qendër mbi Kaliforni.

Sipas studimeve, ndryshimet klimatike të shkaktuara nga karburantet fosile po nxisin valë ekstreme të të nxehtit në të gjithë botën dhe do vazhdojnë të sjellin mot të rrezikshëm për dekadat në vijim.

Temperaturat e larta parashikohen të arrijnë ose tejkalojnë rekordet ditore në Uashington, Oregon, Kaliforni, Arizonën veriore dhe Ajdahon qendrore. Temperaturat arritën 46 gradë Celsius në Las Vegas, fenomen që nuk ndodhte që prej vitit 2007.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco