Ukraina godet bazën ushtarake brenda Rusisë

Ukraina godet bazën ushtarake brenda Rusisë

07:49, 08/07/2024

Dronë ukrainas goditën një depo të madhe municionesh në Voronezh brenda Rusisë, duke detyruar autoritetet e këtij rajoni të shpallin gjendjen e emergjencës, pasi sulme të ngjashme pritet të shtohen në ditët në vijim.

Baza ruse që ishte në shënjestër të dronëve kamikazë ruante në depo me raketa tokë-tokë dhe tokë-ajër, tanke, predha artilerie dhe plumba.

Sipas të dhënave, depoja ndodhej në afërsi të fshatit Sergeyevka, që shtrihet rreth 136 kilometra larg territorit më të afërt që kontrollohet nga Kievi.

Që kur Rusia sulmoi Ukrainën në vitin 2022, Kievi ka krijuar një flotë dronësh me rreze të gjatë veprimi që i kanë dhënë atij aftësinë për të goditur objektiva brenda territorit rus.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco