Stërvitje e madhe ushtarake, ushtarët kinez mbërrijnë në Bjellorusi

Stërvitje e madhe ushtarake, ushtarët kinez mbërrijnë në Bjellorusi

15:01, 07/07/2024

 Ushtarë kinezë kanë mbërritur në Bjellorusi të dielën për një “stërvitje të përbashkët antiterroriste”, tha Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë në një komunikatë.

 Sipas saj, manovrat ushtarake do të mbahen nga 8 deri më 10 korrik.

 Më 4 korrik, Bjellorusia iu bashkua Organizatës së Shangait për Bashkëpunim (SCO), një grupim rajonal i krijuar nga Pekini dhe Moska si alternativë ndaj ndikimit të Perëndimit.

Në vitet e fundit, Kina është duke u përpjekur t’i forcojë marrëdhëniet me vendet e Evropës Lindore dhe ato të Azisë Qendrore.

Lukashenka e quajti “historik” anëtarësimin e Bjellorusisë në SCO.

Ai theksoi nevojën “për ta shkatërruar botën njëpolare” dhe për ta marrë përsipër përgjegjësinë për “sigurinë globale”, sepse “Perëndimi narcisist dhe vetjak është dëshmuar i paaftë për këtë”./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco