VIDEO/ Tornadoja lë pesë persona të vdekur dhe 100 të plagosur në Kinë

VIDEO/ Tornadoja lë pesë persona të vdekur dhe 100 të plagosur në Kinë

08:24, 07/07/2024

Pesë persona kanë vdekur dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur nga tornado që ka përfshirë një qytet në Kinën lindore.

Një video dramatike e postuar në rrjete sociale tregon tornadon teksa shkatërron çatitë e shtëpive dhe shkul pemët.

“Moti i rëndë shkaktoi tornado”, tha Byroja e Menaxhimit të Emergjencave të Qarkut Dongming, duke shtuar se qeveria ka krijuar një qendër komandimi dhe ka nisur operacionet e reagimit emergjent.

Siç raportohet, tornado dëmtoi 2,820 shtëpi në Caiyuan, në provincën Shandong, shkruan CNN.

Ndërsa tornadot nuk ndodhin aq shpesh në Kinë sa në SHBA.

Bëhet e ditur se Kina ka mesatarisht më pak se 100 tornado në vit dhe të paktën 1,772 njerëz kanë vdekur nga tornadot që nga viti 1961.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco