Fatkeqësi klimatike në Kroaci: stuhitë e forta dhe breshëri lënë pas shkatërrim

Fatkeqësi klimatike në Kroaci: stuhitë e forta dhe breshëri lënë pas shkatërrim

14:12, 02/07/2024

Një stuhi e shoqëruar me breshër që goditi qarkun e Zagrebit pasditen e së hënës mori me vete çatitë e shtëpive, rrëzoi pemë dhe shkaktoi përmbytje.

Në qendrën e qarkut janë marrë rreth 30 denoncime nga qytetarët për pasojat e stuhisë, e cila lidhet me heqjen e çative nga banesat, dëmtimin e oxhaqeve, rënien e pemëve mbi linjat e energjisë elektrike, rrugë dhe automjete.

Tramvajet u ndalën në Zagreb për shkak të rënies së pemëve, ndërsa çatitë fluturuan nga shtëpitë në Zapreshiq. Në Dugi Selo, rrugët u përmbytën pas breshërit të fortë, raportojnë mediat kroate.

Meteorologët kanë paralajmëruar për shtrëngata me erë të fortë dhe breshër.

Kurse Euronews njoftoi se "në Boshnjaci, breshëri me madhësinë e topave të tenisit dëmtoi çatitë, fasadat, makinat dhe serrat dhe shkatërruan të korrat.

Zjarrfikësit kanë regjistruar ndërhyrje të shumta. Stuhia preku qarkun e Zagrebit, qytetin e Zagrebit, qarkun Varaždin dhe qarkun Vukovar-Srijem, me shi, erëra të forta dhe breshër që shkaktuan rënie të pemëve dhe dëmtime të çatisë.

Zjarrfikësit kanë marrë 76 thirrje, ku janë përfshirë 296 zjarrfikës dhe 120 automjete nga brigada të ndryshme publike dhe vullnetare"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco