Kapen tre tonë kokainë në Holandë, arrestohen tre persona

Kapen tre tonë kokainë në Holandë, arrestohen tre persona

08:51, 30/06/2024

Policia holandeze arrestoi tre persona pas një hetimi gjatë të cilit u zbuluan tre ton kokainë me vlerë 220 milionë euro në qytetin Murdijk, njoftoi Prokuroria Publike Holandeze (OM).

Droga u gjet në një vinç të madh që u importua përmes portit të Antwerp javën e kaluar.

Policia e portit detar Zeeland-West Brabant ka nisur një hetim për ngjarje të dyshimta në një kompani në Murdijk, e cila importon makineri nga Amerika e Jugut në Holandë, ku vinçi mbërriti javën e kaluar, raporton NL Times.

Gjatë hetimeve u kontrolluan dy ambiente biznesi në zonën e portit dhe dy shtëpi në Osterhout dhe Westmass, ku policia gjeti armë zjarri dhe municione luftarake.

Njëri nga të dyshuarit kishte me vete 20 mijë euro para të gatshme, ndërsa kokaina ishte asgjësuar ndërkohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco