Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

09:08, 27/06/2024

Izrael/ Ministri i Mbrojtjes kërkon që të zvogëlohet ushqimi për të burgosurit palestinezë

Image

 Ministri i Sigurisë Kombëtare në Izrael, Itamar Ben-Gvir, ka dhënë një urdhër të ri, që përkon me zvogëlimin e mëtejshëm të sasisë së ushqimit për të burgosurt palestinezë në burgjet izraelite. Politika e tij është krahasuar me ‘urinë e detyruar’ nga aktivistët e të drejtave të njeriut.

Pas 7 tetorit, ministri mbylli mensat dhe kuzhinat e burgjeve, duke i lënë të burgosurit palestinezë të varur nga ushqimet e burgut. Ai u shpreh se urdhri për zvogëlimin e ushqimit, ka për qëllim frenimin e sulmeve nga luftëtarët e Hamasit, pa dhënë një arsyetim se si lidhen këto bashkë.

Rusi/ Aksidenti me tren shkakton rreth 50 njerëz të lënduar

Image

Rreth 50 njerëz janë plagosur për shkak të një aksidenti me tren në Rusi, kur më shumë se gjysma e vagonëve doli nga shinat. Nga këta të plagosur, 10 janë në gjendje të rëndë dhe shumica e të lënduarve janë diagnostikuar me lëndime traumatike në tru, mavijosje e fraktura.

Në tren, në momentin e daljes nga shinat, ishin 232 pasagjerë dhe fatmirësisht, nuk pati viktima. Shkak për shtrembërimin e shinave dhe aksidentin u bënë reshjet e mëdha të shiut.

Kenia/ Presidenti tërheq ligjin financiar pas protestave të shumta

Image

Presidenti i Kenias, William Ruto, u shpreh të mërkurën se nuk do të firmosë ligjin financiar i cili propozon taksa të reja. Vendimi i tij erdhi një ditë pas protestave vdekjeprurëse, ku në një incident të shkaktuar nga demonstruesit, u shkaktuan disa viktima dhe u dogjën ndërtesa.

Qeveria aktuale mbrojti projektligjin e propozuar, i cili përfshin rritje taksash, duke thënë se janë të nevojshme për të mbledhur fonde dhe për të shlyer borxhet. Qytatarët thanë se projektligji do t’u shkaktonte më shumë probleme, në një kohë ku po përpiqen të përballojnë kushtet e jetesës. Gjatë ditës së martë, në rrugët e Kenias doli edhe ushtria dhe presidenti e quajti popullon “tradhtar”, duke e përkqësuar situatën.

Mark Rutte emërohet shefi i NATO-s

Image

Anëtarët e NATO-s emëruan të mërkurën kryeministri holandez, Mark Rutte, në detyrën e re si shefi i NATO-s. Emërimi i tij u bë sa për formalitet, pasi rivali i vetëm për postin drejtues, presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, u dorëhoq nga gara, pasi nuk mori mbështetjen e duhur.

“Këshilli i Atlantikut Verior vendosi ta emërojë kryeministrin holandez Mark Rutte si sekretar të Përgjithshëm të NATO-s, i cili do ta pasojë Jens Stoltenbergun”, tha NATO në një deklaratë. Rutte do të marrë detyrën e re nga 1 tetori i këtij viti, kur mbaron edhe mandati i Stoltenberg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco