ISIS rikthehet dhe kërcënon futbollin spanjoll, mesazhi shokues: Qëlloni lojtarët dhe tifozët e Real Madrid

ISIS rikthehet dhe kërcënon futbollin spanjoll, mesazhi shokues: Qëlloni lojtarët dhe tifozët e Real Madrid

17:52, 17/06/2024

ISIS është rikthyer të kërcënojë futbollin spanjoll. Sipas “The Mirror”  shërbimet e informacionit Guardia Civil në bashkëpunim të ngushtë me FBI-në amerikane kanë shkatërruar javët e fundit një rrjet që synonte të sulmonte stadiumin Santiago Bernabeu.

Kjo celulë e Isis ftonte militantët e tij të qëllonin kundër lojtarëve dhe tifozëve të Real Madrid. Nëntë persona u arrestuan në operacionin në Salt (Girona), Algeciras (Cadiz), Anta (Almeria) dhe Tenerife.

Në një poster të publikuar në internet shihet një burrë me kapuç në fytyrë duke qëlluar dhe shënjestra e tij e snajperit ishte e drejtuar nga autobusi i Real Madrid. “Vëllai im i dashur. Prit në një vend afër pikës së mbërritjes së lojtarëve. Merr në shenjë ata dhe ndjekësit e tyre”, është mesazhi ogurzi në poster.

Në bashkëpunim të ngushtë me FBI-në amerikane, operacioni i autoriteteve spanjolle synonte të shënjestronte Fondacionin e vetëshpallur I’lam, një nga qendrat kryesore të propagandës së lidhur me Shtetin Islamik, me radio stacione, agjenci lajmesh, kompani të prodhimit video, profilet në rrjetet sociale, që përhapin përmbajtje radikale në një mori gjuhësh, përfshirë atë spanjolle.

Isis nuk është i huaj për këtë lloj kërcënimi dhe tashmë kishte krijuar panik prillin e kaluar, duke kërcënuar se do të sulmonte stadiumet ku po luheshin çerekfinalet e Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco