Neuer mbi Nagelsmann, rekordi i veçantë i trajnerit të Gjermanisë!

Neuer mbi Nagelsmann, rekordi i veçantë i trajnerit të Gjermanisë!

16:25, 16/06/2024

 

Julian Naglesmann është vetëm 36 vjeç, por kjo nuk e ka penguar aspak që të trajnojë në nivelet më të larta. Ndeshja përballë Skocisë ishte e 11-ta në pankinën e “Panzerave”, duke u bë trajneri më i ri në historinë e Europianëve. Teksa në anën tjetër vendosi dhe një rekord të pabesueshëm!

Për herë të parë një trajner në finalet e një Europiani ishte më i ri se një prej lojtarëve që kishte nën urdhrat e tij. Manuel Neuer është 38 vjeç, e thënë më saktë 2 vite më i madh se trajneri i tij.

Një rast unik, pasi asnjëherë më parë në nivele kaq të larta nuk kishte ndodhur që trajneri të ishtë më i ri se një futbollist. Pranë Nagelsmann janë dhe Toni Kross, Thomas Muller dhe Oliver Baumann, të cilët i kanë kaluar 34 vitet mbi supe.

Pavarësisht moshës, te Gjermania duket se ky detaj nuk peshon shumë, sepse të gjithë e respektojnë maksimalisht fjalën e trajnerit.

Pavarësisht se në një moshë të re, Nagelsmann ka drejtuar në të shkuarën skuadra si Bayern Munich, Leipzig dhe Hoffenheim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco