Le Pen shpall kandidaturën në zgjedhje: E diela, dita e parë e epokës post-Macron

Le Pen shpall kandidaturën në zgjedhje: E diela, dita e parë e epokës post-Macron

09:42, 11/06/2024

Marine Le Pen, një politikane franceze nga partia e ekstremit të djathtë Rally National (RN), tha sot se ajo “sigurisht do të jetë një kandidate” në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të thirrura nga presidenti francez Emmanuel Macron, pasi koalicioni i tij përfundoi në vendin e dytë, shumë prapa të djathtës ekstreme, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.- Advertisement -

Në intervistën e mbrëmjes së sotme në emisionin primetime të televizionit TF1, Le Pen tha se nuk ishte e tronditur nga shpërbërja e Asamblesë Kombëtare, sepse kjo ishte ajo që u kërkua nga presidenti Macron, raporton e përditshmja “Figaro”.

“Ne mund të prisnim që ai do të vendoste ta bënte atë pas Olimpiadës. Por dua të falënderoj francezët që shprehën një vullnet absolutisht të jashtëzakonshëm popullor, më siguroi për aftësinë e tyre për të mbrojtur mirëqenien e tyre, të ardhmen e tyre”, tha Le Pen.

Për një aleancë të mundshme me të djathtën, ajo tha se mazhoranca bëhet me ata me të cilët ka marrëveshje politike.

“Nëse biem dakord për disa pika me subjektet e tjera politike, atëherë formojmë një shumicë. Kjo javë solli shpresë në vendin tonë. Kur populli voton, populli fiton”, tha Le Pen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco