Goditje për Netanyahun, jep dorëheqje Ministri i Kabinetit të Luftës izraelite

Goditje për Netanyahun, jep dorëheqje Ministri i Kabinetit të Luftës izraelite

20:03, 09/06/2024

Ministri i Kabinetit të Luftës i Izraelit ka dhënë dorëheqje nga qeveria emergjente e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Benny Gantz muajin e kaluar i dha liderit një afat për të paraqitur një plan të qartë pas konfliktit në Gaza.

Ndërsa së fundmi ai ka njoftuar largimin e tij nga qeveria, të cilin e quajti vendim “kompleks dhe të dhimbshëm”.

Bëhet e ditur se dorëheqja e tij vjen një ditë pasi katër pengje izraelite u shpëtuan në një operacion të ushtrisë së Izraelit, shkruan skynews.

Operacioni i shpëtimit përfshiu një bastisje shkatërruese në kampin e refugjatëve Nuseirat, i cili mori jetën e 274 palestinezëve, ka deklaruar Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

E largimi i partisë centriste të Gantz nuk do të përbënte një kërcënim të menjëhershëm për koalicionin qeverisës të Netanyahut, i cili kontrollon 64 nga 120 vendet e parlamentit, por megjithatë mund të ketë një ndikim serioz.

Me largimin e Gantz, Netanyahu do të humbë mbështetjen e një blloku centrist që ka ndihmuar në zgjerimin e mbështetjes për qeverinë në Izrael dhe jashtë saj, në një kohë të rritjes së presionit diplomatik.

Dorëheqja e ministrit të kabinetit të luftës do të bëjë që Netanyahu të mbështetet më shumë në politikën e partive ultra-nacionaliste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco