Dita më e përgjakshme në 8 muaj luftë, vriten mbi 200 palestinezë gjatë shpëtimit të 4 izraelitëve

Dita më e përgjakshme në 8 muaj luftë, vriten mbi 200 palestinezë gjatë shpëtimit të 4 izraelitëve

11:34, 09/06/2024

Mbi 200 palestinezë u vranë gjatë operacionit për lirimin e 4 pengjeve Izraelite të mbajtura nga Hamasi, në një prej ditëve më të përgjakshme të luftës 8 mujore.  Operacioni për shpëtimin e pengjeve dhe një ofensivë ajrore shoqëruese, u ndërmorën në zonën qendrore të Al Nuseirat të Gazës, ku janë të strehuar qindra qytetarë që duan t’i shpëtojnë bombardimeve.

Një zëdhënës i ushtrisë bëri të ditur se operacioni ishte zhvilluar në zemër të një lagjeje të banuar, ku Hamasi mbante pengjet në dy blloqe të ndara apartamentesh.

“Forcat izraelite u sulmuan nga një breshëri zjarri gjatë ofensivës dhe u përgjigjën duke qëlluar nga ajri dhe rruga. Jemi në dijeni të 100 viktimave palestineze”, tha Daniel Hagari.

Nuk e di se sa prej tyre janë terroristë. Siç u bë e ditur edhe një komandat i forcave speciale izraelite mbeti i vrarë në operacion. Burime shëndetësore dhe banorë të Gazës rrëfejnë se ofensiva kishte lënë të vrarë dhjetëra civilë e kishte gjymtuar trupa të grave, burrave e fëmijëve rreth një tregu dhe një xhamie.

Skena të një masakre të vërtetë u raportuan në zonë, me shumë trupa që është e vështirë të identifikohen. Dëshmitarët bënë krahasime me një film horror, teksa dronët dhe 4 avionët izraelit kishin qëlluar pa dallim kundër banesave të qytetarëve.

Tel Aiviv i identifikoi pengjet e liruara si Noa Argamani, 26 vjeç, Almog Meir Jan 22, Andrey Kozlov, 27 dhe Shlomi Ziv, 41 vjeç. Ata u dërguan në spital për kontrolle mjekësore. Qytetarët ishin rrëmbyer nga Festivali Muzikor Nova, gjatë mësymjes së paprecedentë të militant të Hamasit në qytezat e fshatrat izraelite në 7 tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco