‘Po vodhe je kryeministër, po akuzove azilant’/ Abilekaj: Rama nuk e shpëton dot lëkurën, faktet janë aty

21:28, 06/06/2024

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, gazetari dhe analisti Enton Abilekaj ka folur për të vërtetat e narko-shtetit të Edi Rama dhe akuzat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahemtaj mbi veprimtarinë kriminale të kryeministrit te investigimi i Rai3.

Abilekaj është ndalur te deklaratat e Ramës pas publikimit të skandalit të narkoshtetit të tij në Rai3, ku kryeministri shante të gjithë personat që e kanë akuzuar atë ndër vite, që nga Sali Berisha deri te Arben Ahmetaj në fund, po që këto akuza kanë dalë të vërteta më vonë.

‘Të gjithë maskarenjtë që ka sharë Edi Rama, këta kriminelët, akuzat e tyre kanë dalë të gjitha të vërteta, por këta janë azilantë janë të përndjekur këta e kanë pësuar dhe akuzat kanë dalë, dhe i akuzuari i cili është kapur në flagrancë është kryeministër’, u shpreh gazetari.

Gjithashtu Abilekaj theksoi se ‘Rama nuk arrin dot që me demonizimin e këtyre njerëzve të shpëtojë lëkurën sepse janë aty faktet dhe një njeri me kaq shumë fakte nuk mund të ishte as qytetar i lirë jo më kryeministër i vendit’.

Abilekaj: Të gjithë maskarenjtë që ka sharë Edi Rama, këta kriminelët, akuzat e tyre kanë dalë të gjitha të vërteta, por këta janë azilantë janë të përndjekur këta e kanë pësuar dhe akuzat kanë dalë, dhe i akuzuari i cili është kapur në flagrancë është kryeministër. Atëherë çfarë duhet të bësh të akuzosh apo të vjedhësh? Po vodhe je kryeministër, po akuzove je azilantë, kështu i bie të jemi.

Rama nuk arrin dot që me demonizimin e këtyre njerëzve të shpëtojë lëkurën sepse janë aty faktet. Dhe një njeri me kaq shumë fakte nuk mund të ishte as qytetar i lirë jo më kryeministër i vendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco