Përplasje trenash në Republikën Çeke, 4 të vdekur, 23 të plagosur Një tren i përplasur në Pardubice, Republika Çeke të enjten, më 6 qershor 2024.

Përplasje trenash në Republikën Çeke, 4 të vdekur, 23 të plagosur

08:07, 06/06/2024

Treni i pasagjerëve me shpejtësi të lartë, i cili goditi një tjetër mallrash që transportonte në qendër të vendit, i përkiste kompanisë private RegioJet.

Një tren pasagjerësh është përplasur kokë më kokë me një tren mallrash në Republikën Çeke.

Të paktën katër persona u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën, thanë zyrtarët herët të enjten, sipas Euronews.

Sipas ministrit të Brendshëm Vít Rakušan, përplasja ndodhi natën e së mërkurës vonë në qytetin e Pardubice, rreth 100 kilometra në lindje të Pragës.

Ministri i Transportit Martin Kupka tha se rruga kryesore midis Pragës dhe pjesës lindore të vendit duhej të mbyllej përsa kohë autoritetet hetonin përplasjen.

"Ne nuk mund dhe nuk do të spekulojmë për shkakun e aksidentit," tha Kupka.

Kompania private RegioJet zotëron trenin.

Rakušan tha se asnjë nga të plagosurit nuk ishte në gjendje të rrezikshme për jetën.

Kompania shtetërore e trenave, Hekurudhat Çeke, tha se ka të ngjarë që binarët të qëndrojnë mbyllur për gjithë ditën "për shkak të shkallës së aksidentit".

Ekipet e shpëtimit thanë se më shumë se 300 pasagjerë ishin në bordin e trenit me shpejtësi të lartë që po shkonte për në qytetin e Kosice në Sllovakinë lindore.

Të vdekurit nuk u identifikuan menjëherë. Drejtuesit e të dy lokomotivave shpëtuan, tha agjencia lokale e lajmeve CTK.

Korridori në Pardubice, ku trenat u përplasën, është jetik për Hekurudhat Çeke, që tha se linja gjithashtu ka të ngjarë të mbyllet nesër.

Kryeministri Petr Fiala e quajti aksidentin një tragjedi të madhe dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të vrarëve./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco