Tmerr në Amsterdam/ Motori i aeroplanit ‘thithi’ një burrë në sy të pasagjerëve, ja dyshimet e para

Tmerr në Amsterdam/ Motori i aeroplanit ‘thithi’ një burrë në sy të pasagjerëve, ja dyshimet e para

19:57, 29/05/2024

Përpara një pamjeje të frikshme u ndodhën pasagjerët e avionit në aeroportin e Amsterdamit, kur një motor avioni “thithi” një burrë , i cili u vra në çast.

Incidenti ndodhi mesditën e së mërkurës në një avion KLM Embraer që do të nisej për në Billund, Danimarkë.

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, siç raporton Sun, por ishte tepër vonë.

Për momentin nuk dihet nëse ai ishte pasagjer apo punonjës i aeroportit dhe në çfarë rrethanash i është afruar avionit që ishte në lëvizje.

Rrjeti holandez NOS raporton se nuk është përjashtuar mundësia e vetëvrasjes, pasi hetimet për ngjarjen janë në zhvillim e sipër.

Lloji i avionit mund të transportojë nga 90 deri në 130 pasagjerë, shumë prej të cilëve ishin dëshmitarë okularë të incidentit të tmerrshëm.

Aeroporti Schiphol konfirmoi incidentin tragjik, ndërsa KLM tha në një deklaratë se po kujdeset për pasagjerët dhe punonjësit që panë se çfarë ndodhi.

Ngjarjet e këtij lloji janë të rralla. Qershorin e kaluar një motor jet Delta në San Antonio, Teksas thithi një 27-vjeçar, i cili me sa duket donte të vriste veten në këtë mënyrë. Një tjetër incident ndodhi në Alabama më 31 dhjetor 2021, kur një punëtor vdiq pasi ishte shumë afër motorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco