Blinken: Izraelit i duhet një plan për ditën tjetër të luftës sa më shpejt që të jetë e mundur

Blinken: Izraelit i duhet një plan për ditën tjetër të luftës sa më shpejt që të jetë e mundur

19:35, 29/05/2024

Izraeli ka nevojë për një plan për ditën e ardhshme të luftës sa më shpejt të jetë e mundur, tha këtë të mërkurë Sekretari i Shtetit të SHBA Anthony Blinken, pasi luftimet në Gaza mund të zgjasin ende deri në fund të vitit, sipas një zyrtari të lartë izraelit.

“Pa një plan për ditën tjetër, nuk do të ketë të nesërmen. Kjo është ajo që na duhet tani, sa më shpejt të jetë e mundur,” u tha ai gazetarëve gjatë një vizite në Moldavi.

Blinken u shpreh gjithashtu se ai nuk mund të verifikonte nëse armët e furnizuara nga SHBA për Izraelin ishin përdorur nga ushtria në sulmin e saj më të fundit vdekjeprurës në Rafah.

Kreu i diplomacisë amerikane tha se duhet të bëhet një hetim për këtë sulm, cilat armë janë përdorur dhe si janë përdorur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco