Gruaja e El Chapos del nga burgu

Gruaja e El Chapos del nga burgu

17:07, 13/09/2023

Gruaja bukuroshe e Joaquin “El Chapo” Guzman doli nga burgu i Los Angeles, aty ku vuajti dënimin e saj.
Emma Coronel u dënua me 3 vite burgim në vitin 2021, pasi u shpall fajtore për dhënie ndihme kartelit të Sinaloas.

34-vjeçarja pranoi gjithashtu se kishte bërë punën e korrieres mes Guzman dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale, kur El Chapo ishte në burgun meksikan të Altiplanos, pas arrestimit të tij në vitin 2014.


Duke qenë se Coronel i pranoi akuzat dhe pranoi të jepte 1,5 milionë dollarë nga aktiviteti i saj kriminal për qeverinë amerikane, dënimi i saj prej 3 vitesh, u ul.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Joaquin “El Chapo” Guzman, po vuan dënimin me burg përjetë në SHBA, pasi u ekstradua në vitin 2017, pas dy arratisjeve nga burgjet meksikane.
Emma ka dy vajza me Guzman, të cilin e ka takuar kur ishte Miss Meksika, dhe u martua me të në vitin 2007, kur ishte vetëm 18 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco