Zjarri në një objekt në kryeqytetin e Vietnamit vret rreth 12 persona

Zjarri në një objekt në kryeqytetin e Vietnamit vret rreth 12 persona

08:59, 13/09/2023

Një zjarr në një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi la të vdekur 12 persona dhe plagosi më shumë se 50 të tjerë, njoftuan mediat shtetërore të mërkurën.

Zjarri është shuar dhe operacionet e shpëtimit po vazhdojnë, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve në Vietnam. Autoritetet nuk kanë konfirmuar numrin e saktë të viktimave, raporton Associated Press.

Ajo ishte shtëpia e 150 banorëve dhe 54 nga 70 personat e shpëtuar nga zjarri u shtruan në spital për lëndime, tha media shtetërore.

Autoritetet po e hetojnë shkakun e zjarrit.

Një zjarr vdekjeprurës në një sallon karaoke në provincën Binh Duong të Vietnamit jugor vrau 32 persona vitin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco