‘E mahnitshme të jesh mbi tokë’, thotë amerikani që u shpëtua nga një shpellë në Turqi

‘E mahnitshme të jesh mbi tokë’, thotë amerikani që u shpëtua nga një shpellë në Turqi

10:22, 12/09/2023

Ka përfunduar me sukses operacioni ndërkombëtar për shpëtimin e një burri amerikan në një nga shpellat më të thella të Turqisë.

Mark Dickey, 40 vjeç, kishte më shumë se një javë që ishte sëmurë rëndë dhe ishtë shumë i dobët për të vazhduar dhe gjetur rrugën.  Ai ishte pjesë e një grupi kërkimor në misionin e eksplorimit për Shpellën Morca, ku gjatë kërkimit i filloi gjakderdhja gastrointestinale.

“Kam qenë nën tokë për shumë më gjatë se sa pritej me një problem të papritur mjekësor”, tha ai. “Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por e di që mënyra e shpejtë e qeverisë turke për të më ofruar shërbimet mjekësore që më duheshin, sipas mendimit tim, më shpëtoi jetën”, shtoi ai më tutje, raporton CNN.

Prindërit e Dickey, falënderuan ekipet e shpëtimit, duke thënë se lajmi që djali i tyre ishte i sigurt ishte “në mënyrë të papërshkrueshme lehtësuese dhe siç thanë “na dha gëzim të jashtëzakonshëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco