Ekzekutimi i 6 personave në pritë në Greqi: Viktimat dyshohet se janë turq me karta franceze

Ekzekutimi i 6 personave në pritë në Greqi: Viktimat dyshohet se janë turq me karta franceze

08:12, 12/09/2023

Targat false në makinën e viktimave ishin të ngjitura. Ekzekutorët dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin, me skenarin që mbizotëron për larje hesapesh, në lidhje me një rast droge. Kërkohet ndihma nga Europol dhe agjencitë gjermane të hetimit.

Hetimet e Policicë greke EL.AS janë në zhvillim e sipër për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, të cilët pasditen e së hënës ekzekutuan gjashtë persona në Loutsa.

Pesë nga gjashtë viktimat e vrara ishin në një makinë, ndërsa e gjashta u gjet e pajetë jashtë makinës.

Sipas informacioneve, viktimat e sulmit dyshohet se ishin turq dhe zotëronin  karta identiteti nga një vend tjetër, ndërsa disa raporte thonë se ishin francezë.

Sigurisht, hetimi i autoriteteve për identifikimin e plotë të tyre është ende në vazhdim, për të përcaktuar nëse sendet e identifikimit që dyshohet se janë gjetur në zotërim të viktimave janë origjinale apo false.

Ato që janë padyshim false, sipas burimeve të EL.AS-it, janë targat gjermane të makinës së markës Ford, të cilat dyshohet se i ishin ngjitur makinës.

Para syve të një fëmije të mitur ka ndodhur vrasja e djeshme në Loutsa me gjashtë të vdekur. Djali është një nga tre dëshmitarët okularë që panë dhe dëgjuan sulmuesit të ekzekutonin viktimat e tyre të cilët nuk kishin kohë të reagonin pasi ndodheshin brenda makinës me targa gjermane.

Oficerët e Policisë së Sigurimit, përveç të riut, kanë gjetur edhe dy persona të tjerë, të cilët duket se e kanë një pamje më të mirë të takimit të përgjakshëm dhe pritet që brenda ditës të marrin një deklaratë të detajuar prej tyre.

Gjatë gjithë natës ata po përpiqeshin të identifikonin viktimat por edhe të gjenin prova të makinës. Në fakt, ata do të kontaktojnë Europolin dhe autoritetet gjermane për të parë se kujt duket se i përket makina e errët.

Sipas informacioneve, skenari i konsideruar si më i mundshmi nga autoritetet është se bëhet fjalë për një larje hesapesh, lidhur me një rast droge.

Vrasësit dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin dhe duket se në fakt, të parët i kanë ngritur viktimave pritën e vdekjes .

Skenari i pritës së vdekjes përforcohet nga pozicioni në të cilin janë gjetur viktimat (brenda makinës).

Sipas informacioneve në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja, ndërsa policia është në kërkim të një makine të zezë dhe një motoçikletë.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco