Niinistö: Një moment i rëndësishëm për Finlandën dhe për NATO-n

Niinistö: Një moment i rëndësishëm për Finlandën dhe për NATO-n

14:53, 11/07/2023

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö, në takimin e NATO-s, në Vilnius, është shprehur se është i lumtur që i prin delegacionit të vendit të tij si aleat.

"Një moment i rëndësishëm për Finlandën, një moment i rëndësishëm për NATO-n. Jam i lumtur që drejtoj delegacionin finlandez në samit, për herë të parë si aleat," ka shkruar Niinistö në Twitter.

Udhëheqësit e vendeve të NATO-s janë aktualisht në një takim. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të mbajë një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme.

Ai me këtë rast ka publikuar në Twitter një foto të përbashkët të liderëve të vendeve anëtare të NATO-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco