Papa Françesku i gatshëm të vizitojë Kievin, por ka një kusht: Duhet të vizitojë edhe Moskën

Papa Françesku i gatshëm të vizitojë Kievin, por ka një kusht: Duhet të vizitojë edhe Moskën

16:38, 12/03/2023

Papa Françesku është shprehur se është i gatshëm të shkojë në Kiev, por vetëm nëse viziton edhe Moskën.

Sipas mediave të huaja, komentet Papa i ka bërë duke folur për gazetën argjentinase La Nacion, ku tha: “Unë jam i gatshëm të shkoj në Kiev. Unë dua të shkoj në Kiev.

“Por me kusht që të shkoj edhe në Moskë. Unë ose shkoj në të dyja vendet ose në asnjërën”

Papa tha se mendon se për të një udhëtim në kryeqytetin rus “nuk është i pamundur”.

Kujtojmë se Papa herë pas here ka bërë thirrje për paqe në konfliktin e nisur në Ukrainë, ku sëfundmi pak ditë më parë, deklaroi se ishte i gatshëm që të bisedonte me presidentin Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco