Një kimist detyron Hollandën të mobilizojë 24 mld € për kompensimin e fermave që do mbyllen

Një kimist detyron Hollandën të mobilizojë 24 mld € për kompensimin e fermave që do mbyllen

08:49, 12/03/2023

Johan Vollenbroek është një kimist që sipas mediave si “Politico” ka vënë në diskutim të ardhmen e fermerëve hollandezë. Ai është kërcënuar disa herë me vdekje sidomos për shkak të betejave të tij kundër ndotjes të shkaktuar nga nitrogjeni.

"Është e qartë se fermerët në mbarë Europën duhet të kalojnë në një fazë tranzicioni", shprehet ai.

Shoqata e tij për mbrojtjen e mjedisit është përfshirë në qindar padi ligjore kundër kompanive ë ndryshme, por goditja kryesore e Vollenbroek erdhi në vitin 2019, kur një vendim gjykate detyronte kompanitë e ndërtimit, apo fermat të lejohen të ndosin përtej një kufiri ligjor nën premtimin se do ta korrigjonin atë më vonë. Sipas “Politico”: "kjo nxori me mijëra biznese në kushtet të veprojnë praktikisht në shkelje të ligjit, duke detyruar qeverinë të gjejë zgjidhje".

Sipas medias në fjalë, “kriza e nitrogjenit” u ndje në të gjithë industrinë hollandeze, po sidomos ajo goditi fermerët. Në kuadër të këtij vendimi, muajin që vjen qeveria hollandeze është e detyruar të publikojë listën e 3000 fermave më të ndotura  që do të detyrohen të mbyllen këtë vit në këmbim të një kompensimi prej 24 miliardë eurosh.

Për shkak të këtij aktivisti, Hollanda duket se do të jetë vendi I parë që detyrohet me vendim gjykate të pajtojë ambiciet e veta mjedisore me realitetin ekonomik përmes një ndërhyrjeje kaq radikale.

Në pikëpamje legjisltative BE-ja sugjeruar nëj tërësi ligjesh të reja që nëse zbatohen do të detyrojnë fermerët të bëjnë më shumë për mbrojtjen e natyrës që ka edhe ajo kufijtë e saj duke u ofruar aktivistëve mjete të reja ligjore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco