Angli, përplasje midis tifozëve dhe policisë në Londër pas fitores kundër Ukrainës: 9 të arrestuar

Angli, përplasje midis tifozëve dhe policisë në Londër pas fitores kundër Ukrainës: 9 të arrestuar

13:31, 04/07/2021

Pas fitores së madhe të Anglisë kundër Ukrainës në Romë (4-0), festa filloi në Londër. Por dikush e ka ekzagjeruar. Në “Leicester Square”, në zemër të kryeqytetit anglez, u regjistruan përplasje midis disa tifozëve dhe policisë.

Siç u konfirmua nga Policia e Londrws, u kryen 9 arrestime me arsye se të dehur kanë sulmuar policinë duke plagosur dy prej tyre. Festa ka qenë e madhe dhe çdo gjë ka dalë jashtë kontrolli deri në ndërhyrjen e policisë.

Ndërsa në Romë janë arrestuar 2 tifozë për deklarime të rreme dhe 50 të tjerë nuk janë lejuar të hyjnë në stadium nga pikat e kontrollit. Italia ngriti 5 pika kontrolli dhe hodhi në terren 3 mijë agjent për sfidën Angli-Ukrainë për shkak të rasteve të shumta me Covid-19 në Britaninë e Madhe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco