Zjarre masive në Kanada, digjet një fshat i tërë

Zjarre masive në Kanada, digjet një fshat i tërë

18:47, 03/07/2021

Për shkak të valës së nxehtësisë, mbi 130 zjarre janë shkaktuar në disa regjione të Kanadasë. Qeveria ka njoftuar se do mobilizojë aeroplanë ushtarakë për t’u dalë në ndihmë ekipeve që po përballen me zjarret në British Columbia.

Lyttoni, fshat në perëndim, është kapluar nga zjarri në tërësi, derisa ka regjistruar ditë më parë temperaturat më të larta ndonjëherë, 49 gradë Celsius. Zjarri në anën tjetër ka detyruar evakuimin e qindra banorëve të zonës, pa marrë sendet e tyre personale, raporton BBC.

“Për 15 minuta, i tërë vendi mori flakë”, ka thënë Jan Polderma, udhëheqës i zonës.

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco