Del biseda mes pilotit e kontrollit ajror para rrëzimit: “A mund të ngjiteni”, “Jo, negative”

Del biseda mes pilotit e kontrollit ajror para rrëzimit: “A mund të ngjiteni”, “Jo, negative”

14:51, 03/07/2021

Pilotët e një aeroplani mallrash bënë një ulje dëshpëruese emergjente gjatë natës në ujërat e Oqeanit Paqësor, afër Havait, dhe u shpëtuan mrekullisht nga ekipet e shpëtimit.

 

Televizioni britanik, BBC, ka publikuar pjesë të komunikimit me zë mes njërit prej pilotëve dhe zyrtares së kontrollit ajror pak caste para se aeroplani të binte në ujë gjatë natës. Në zërin e pilotit dallohet një qetësi e jashtëzakonshme, pavarësisht faktit se jeta e tij ishte në rrezik.

–“Sa njerëz jeni brenda”, dëgjohet duke e pyetur zyrtarja e kontrollit ajror pilotin.

–“Jemi dy”, ia kthen ai.

-“A e keni në pamje aeroportin”, pyet më pas kontrollorja ajrore. Pasi piloti fillimisht nuk përgjigjet, ajo e përsërit të njëjtën pyetje.

-“Negative”, thotë më në fund piloti.

-“Alarm për lartësi të ulët. Alarm për lartësi të ulët”, paralajmëron kontrollorja.

-“A mund të ngriheni”, pyet më pas kontrollorja ajrore.

-“Jo, negative”, ia kthen piloti.

-“Vazhdoni drejt për në aeroport dhe jeni të lirë të aterroni në cilëndo pistë”, e njofton kontrollorja pilotin.

-“A mund ta informoni Rojën Bregdetare”, pyet më pas piloti.

-“Po, do ta bëjmë”, ia kthen kontrollorja.

Më pas, Roja Bregdetare dhe Departamenti i Zjarrfikësve në Honolulu arrijnë që t’i shpëtojnë mrekullisht dy pilotët.

Njëri pilot u gjet duke u mbajtur për bishti të aeroplanit që ndodhej në ujë, ndërsa tjetri u shpëtua, pasi u gjet duke u mbajtur në një pako që qëndronte mbi ujë, shkruan The Guardian

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco