E tmerrshme, zjarrfikësi gjen nën rrënoja vajzën e tij 7 vjeçe

E tmerrshme, zjarrfikësi gjen nën rrënoja vajzën e tij 7 vjeçe

23:04, 02/07/2021

Një ngjarje tronditëse raportohet nga Miami në SHBA, aty ku vazhdojnë kërkimet për trupat e vdekur, pas shembjes të një pallati 12 kate.

Një zjarrfikës, ka gjetur trupin e pajetë të vajzës së tij 7-vjeçare teksa po kërkonte nën rrënoja, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Vogëlushja është gjetur mbrëmë nën gërmadha. Babai i dëshpëruar, vëllai i tij dhe kolegët e tjerë e ndihmuan në nxjerrjen e trupit të vajzës.

“Zemrat dhe lutjet tona janë me familjet e prekura nga kjo tragjedi e tmerrshme. Ne mund të konfirmojmë që një anëtar i familjes tonë të Departamentit të Zjarrfikësve në Qytetin e Miamit ka humbur vajzën e tij shtatë vjeçare.Ajo u gjet natën e kaluar nga anëtarët e Ekipit tonë të Kërkimit dhe Shpëtimit Urban, Task Force 2 në Florida”, tha Shefi i Shpëtimit në Miami, Joseph Zahralban.

Autoritetet po mendojnë të ndërpresin kërkimet, pasi sipas tyre nëse vijojnë ende, rrezikon të shembet struktura e pjesës së tjetër të mbetur. Sipas tyre, nën rrënoja nuk ka më asnjë gjasë që të ketë të mbijetuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco