Dragonman/ Zbulohet kafka e një specie tjetër njeriu në Kinë

Dragonman/ Zbulohet kafka e një specie tjetër njeriu në Kinë

20:22, 02/07/2021

Një kafkë e gjetur nga studiuesit kinezë që i referohet një njeriu që jetoi 146,000 vjet më parë në rajonin e Azisë Lindore ndoshta mund t'i përkiste një specie tjetër njerëzore thotë komiteti shkencor.

Sipas BBC , shkencëtarët po flasin për speciet më të afërt të njeriut arkaik përmes mijëra viteve të evolucionit, të tilla si Neandertalët dhe Homo Erectus . Në fakt, ata duken të bindur se ky zbulim mund të rishkruaj ecurinë e evolucionit njerëzor.

Emri i dhënë për të ishte "Dragonman".  Në fakt, kafka duket shumë më e madhe se kafka e njerëzve të tjerë arkaikë, si dhe kafka e njeriut modern. Dragonman kishte vrima të mëdha të syve, pothuajse katrorë, dhe ndoshta kishte vetulla shumë të trasha, një gojë të gjerë dhe dhëmbë të mëdhenj.

Hijun Ni, një profesor në Akademinë Kineze të Shkencave dhe Universitetin Hebei GEO, ishte i kënaqur me zbulimin. "Ne kemi gjetur brezin e humbur të vëllezërve tanë 'dragon'," tha ai. Sapo e pashë thashë "O zoti im"! Nuk mund të besoja se është ruajtur kaq mirë! Ju mund të shihni qartë të gjitha detajet! Ky është me të vërtetë një zbulim unik, i mahnitshëm! ", shtoi ai.

Ndërkohë kafka e njeriut duket se është zbuluar nga një punëtor kinez në 1933 gjatë punës ndërtimore në një urë mbi lumin Songhua qëkalonte Harbin në Provincën Heilongjiang.

Qyteti atëherë ishte nën okupimin japonez dhe punëtori kinez, pasi e kuptoi se ishte një vlerë e madhe arkeologjike dhe kulturore e kafkës, vendosi ta mbante atë në shtëpinë e tij pasi ai besonte se me këtë lëvizje pushtuesit japonezë nuk do ta zbulonin atë. Sekreti u zbulua pak para se punëtori të vdiste. Ai madje u tha të afërmve të tij se e kishte fshehur në një pus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco