Johnson: BE të njohë të gjitha vaksinat e përdorura në Britani

Johnson: BE të njohë të gjitha vaksinat e përdorura në Britani

18:51, 02/07/2021

Kryeministri britanik Boris Johnson tha sot se ai nuk e sheh një arsye pse njerëzit që morën vaksinat AstraZenec të prodhimit indian kundër kovidit 19 do të liheshin jashtë sistemit të certifikatës covid pasi Bashkimi Evropian nuk i njohu fillimisht ata.

"Unë nuk shoh ndonjë arsye pse disa vaksina të aprovuara nga rregullatori britanik nuk duhet të njihen si pjesë e pasaportës së vaksinimit dhe unë jam i bindur që ky nuk do të jetë problem," tha Johnson në një konferencë të përbashkët shtypi me Kancelaren gjermane Angela Merkel

Sipas disa të dhënave, rreth 5 milion njerëz në Britani morën një vaksinë të bërë nga Instituti për Serum në Indi, i njohur si "Covischild".

Kryeministri britanik gjithashtu tha se nuk ka plane për të zvogëluar numrin e spektatorëve në ndeshjet e mbetura të futbollit të turneut Euro 2000, i cili do të mbahet në stadiumin Wembley në Londër.

Kancelarja gjermane deklaroi se ishte e shqetësuar për vendimin e UEFA-s për të lejuar më shumë njerëz të ishin të pranishëm në stadiume.

"Unë jam i shqetësuar dhe dyshoj në korrektësinë e një vendimi të tillë," tha Merkel në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin Britanik Boris Johnson.

Merkel gjithashtu theksoi se ajo beson se të gjithë britanikët që morën dy vaksina kundër covid-19 së shpejti do të jenë në gjendje të udhëtojnë përsëri në Gjermani pa karantinë e detyrueshme pas mbërritjes.

Kancelarja gjermane është në vizitën e saj të fundit në Britani para se të linte postin në fund të vitit, dhe gjatë takimit me Kryeministrin Johnson, një nga temat kryesore të bisedës ishte udhëtimi midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, siç tha Merkel presion mbi udhëheqësit e BE për të vendosur kërkesa të rrepta karantine për mbërritjen e pasagjerëve nga ishulli, pavarësisht nëse ata janë vaksinuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco