Dramë në Angli, policia qëllon për vdekje futbollistin 24-vjeçar

Dramë në Angli, policia qëllon për vdekje futbollistin 24-vjeçar

17:36, 02/07/2021

Një futbollist 24-vjeçar është qëlluar për vdekje nga policia britanike pasi po mbante peng një fëmijë e pasi trupi një fqinji që tentoi të ndërhynte, u gjet i vdekur në apartametin e tij, u tha sot në gjyqin e çështjes.

Odichukumma Kelvin Igueani, 24 vjeç, u qëllua katër herë me armë nga policia javës që shkoi, pasi goditjet me pistoletë elektrike rezultuan joefektive, thanë oficerët, shkruan The Sun.

Uoodcock, besohet se kishte shkuar për ndihmë në shtëpinë e viktimës pasi dëgjoi zhurmat e një konflikti shtëpiak. Futbollisti dyshohet se e ka vrarë Uoodcock, trupi i të cilit u gjet në dyshemenë e ndërtesës së tij në qytezën  Milton Keynes, rreth 80 km në veriperëndim të Londrës.

Policia kishte ardhur më pas në skenë pasi fqinjët raportonin për “trazira të tmerrshme brenda banesës”. Një djalë gjashtë-vjeçar i plagosur rëndë u gjet në apartament, së bashku me Igueani, i cili u qëllua për vdekje nga policia. Hetuesi David Bannister tha në gjykatë se oficeri kishte qëlluar katër herë të riun, pasi një shkarkesë elektrike ishte kryer ndaj tij kur policët hynë në dhomë dhe panë që po mbante fëmijën.

Kelvin Igëeani dyshohet për vrasje dhe sulm të rëndë ndaj një fëmije brenda adresës në fjalë. “Besohet se shëndeti mendor i Kelvin ishte përkeqësuar në javët para incidentit”, u tha në gjyq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco