Greqia “po digjet”, shënohen temperaturat më të larta të vitit

Greqia “po digjet”, shënohen temperaturat më të larta të vitit

18:41, 01/07/2021

Greqia “po digjej” të enjten, ndërsa temperaturat arrinin në shifrat më të larta të vitit, me autoritetet që paralajmëruan publikun të qëndrojë brenda shtëpive, nëse është e mundur.

Temperaturat kanë mbetur të larta për dhjetë ditë rresht, me motin më të ngrohtë që pritet në Greqinë qendrore sipas shërbimit kombëtar meteorologjik. Temperaturat pak më të larta ishin regjistruar vetëm në korrik 2007 dhe 2000.

Në Athinë, autoritetet kanë vënë në dispozicion sallat e kondicionuara për të pastrehët, të moshuarit dhe pjesët e tjera të rrezikuara të popullsisë. Akropoli, një nga vendet turistike më të vizituara në vend, u mbyll gjatë pasdites si një masë paraprake.

Mbrojtja civile e Greqisë ka bërë thirrje për vigjilencë këtë javë, veçanërisht për të moshuarit dhe fëmijët, që duhet të hidratohen rregullisht dhe të shmangin ekspozimin e panevojshëm të diellit. Ekziston gjithashtu një rrezik i lartë zjarri në disa pjesë të vendit.

Në korrik të vitit 1987, gati 1 500 njerëz vdiqën pas prezencës së një prej valëve më të këqija të nxehtësisë në historinë greke.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco