Ekspertët: Kina po ndërton baza sekrete raketash bërthamore në shkretëtira

Ekspertët: Kina po ndërton baza sekrete raketash bërthamore në shkretëtira

16:32, 01/07/2021

Kina po ndërton më shumë se 100 kapanone raketa në shkretëtirë, sipas një analize të imazheve satelitore.

Studiuesit thonë se pamjet sugjerojnë një zgjerim të mundshëm të kapacitetit bërthamor të vendit, shkruan Guardian.

Analistët paralajmërojnë se zgjerimi përfaqëson një "zhvillim alarmant të situatës", por bëjnë thirrje për kujdes kundër "të menduarit për më të keqen", duke theksuar se kjo mund të rrisë tensionet midis fuqive më të mëdha bërthamore rreth programit të çarmatimit.

Kërkimi, i cili u botua fillimisht në Ëashington Post, identifikoi të paktën 119 kapanone në shkretëtirë në provincën e Gansu, të cilat duket se kanë për qëllim ruajtjen e raketave balistike ndërkontinentale.

Sipas studiuesve, në një vendndodhje prej 1,800 kilometrash katrorë afër Yumen, ka edhe bunkerë nëntokësorë, të cilët gjithashtu mund të shërbejnë si qendra nisjeje, si dhe llogore, rrugë dhe një bazë e vogël ushtarake.

Studiuesit në Qendrën James Martin për Studime të Mospërhapjes Bërthamore në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare në Middlebury zbuluan objektet duke analizuar fotot satelitore të ndërmarrjes tregtare Planet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco