VIDEO/ Momenti kur peshkaqeni kafshon lundruesit në Detin e Kuq

VIDEO/ Momenti kur peshkaqeni kafshon lundruesit në Detin e Kuq

16:42, 01/07/2021

Pamjet e xhiruara të Premten, tregojnë një 37-vjeçar jordanez, që rri pezull mbi ujë në Aqaba kur peshkaqeni papritmas del dhe e kafshon atë në këmbë.

Burri humbi një pjesë të pasme të këmbës së tij në sulmin i cili gjithashtu preu tendinat, dëmtoi muskujt dhe i theu disa kocka.

Ai u dërgua në Spitalin Ushtarak Princ Hashem, në qytetin port, ku bëri një operacion në këmbën e tij të djathtë. Gjendja e tij u përshkrua si e qëndrueshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco