Ngrihet padi ndaj Organizatës Trump dhe shefit të saj financiar

Ngrihet padi ndaj Organizatës Trump dhe shefit të saj financiar

15:02, 01/07/2021

Kompania e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, dhe shefi i saj financiar janë paditur në një hetim rreth dyshimeve për krime me taksa, raportojnë mediet amerikane.

Allen Weisselberg, 73, u paraqit para autoriteteve në Nju Jork të enjten në mëngjes, para paraqitjes së akuzave deri më tani të panjohura, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Pritet që ish-presidenti Trump të mos përfshihet personalisht në këtë rast. Qyteti i Nju Jorkut tashmë i ka ndërprerë lidhjet tregtare me ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë.

Çfarëdo akuze kriminale e ngritur kundër kësaj kompanie do ta shënonte herën e parë që ngrihet padi në hetimet e gjata rreth dyshimeve për mashtrim. Dyshimet ishin ngritur nga prokurori i qarkut i Manhattan-it dhe nga prokurori i përgjithshëm shtetëror.

Akuzat e prokurorit të qarkut, Cyrus Vance, pritet të jenë të përqendruara në atë nëse Weisselberg dhe udhëheqësit tjerë të kompanisë kanë pasur përfitime si banesa me qira ose vetura me qira pa i raportuar ato si duhet në dokumentet për kthimin e taksave.

Gazeta “The New York Times” raportoi se Weisselberg hyri në ndërtesën e gjykatës në Manhattan të enjten në mëngjes. Ai dhe së paku një zyrtar tjetër i Organizatës Trump pritet të dalin në gjykatë më vonë të enjten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco