Ura e re në Kroaci që ua mundëson mërgimtarëve të vijnë në Kosovë, pa kaluar në Bosnje

Ura e re në Kroaci që ua mundëson mërgimtarëve të vijnë në Kosovë, pa kaluar në Bosnje

14:15, 01/07/2021

Ura Peljeshac në Kroaci që pritet të përfundojë në fund të këtij viti, do të jetë një lehtësim i madh për bashkëatdhetarët në Perëndim.

Kjo urë, ndërtimi i së cilës i ka kushtuar shtetit kroat 420 milionë euro, do t’ua mundësojë mërgimtarëve që të vijnë në vendlindje pa kaluar fare në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ura do të shtrihet në kanalin detar midis Komarna në territorin verior dhe gadishullit të Peljeshac, duke kaluar kështu tërësisht përmes territorit kroat dhe duke shmangur çdo kalim kufiri me Bosnjës dhe Herzegovinës, në Neum.

Ndërtimi i kësaj ure filloi më 30 korrik të vitit 2018 dhe është planifikuar të përfundojë deri në fund të vitit 2021, me përfundimin e rrugëve hyrëse në qershor të 2022-ës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco