Çertifikata Dixhitale e Udhëtimit hyn në fuqi në BE

Çertifikata Dixhitale e Udhëtimit hyn në fuqi në BE

08:54, 01/07/2021

Leja e re e udhëtimit në të gjithë BE-në, që synon të lehtësojë lëvizjen nëpër bllok gjatë pandemisë, hyri në fuqi të enjten.

Çertifikata Digjitale Covid - ose Çertifikata Digjitale e Gjelbër - do të përdoret si dëshmi që udhëtarët janë vaksinuar kundër Covid-19, kanë marrë një rezultat negativ të testit ose janë shëruar nga sëmundja.

Qëllimi i saj është t’ju mundësojë njerëzve që të udhëtojnë më lehtë për punë dhe udhëtime nëpër Bashkimin Europian duke pakësuar dokumentet dhe duke anashkaluar karantinën.

Çertifikata është një mjet i përkohshëm. Përdorimi i saj do të pezullohet kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të deklarojë fundin e urgjencës shëndetësore ndërkombëtare të shkaktuar nga Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco