Kjo është raketa e re e 'mençur’ dhe e tmerrshme 'Seabreaker' e Izraelit

Kjo është raketa e re e 'mençur’ dhe e tmerrshme 'Seabreaker' e Izraelit

18:57, 30/06/2021

Predha e gjeneratës së pestë mund të lëshohet nga deti apo toka dhe të godasë caqet 300 kilometra larg me saktësi. 

Kjo predhë ka kapacitete të përcaktimit automatik të caqeve me rreze infra të kuqe dhe ndjekjes së tyre.

Kompania izraelite e zhvillimit e prodhimit të armatimit Rafael Advanced Defense Systems ka njoftuar se predha Seabreaker është njësi e artilerisë dhe e marinës “një shumëfishim i forcës, e zhvilluar që të përballoj sfidat në arenën e luftërave moderne” theksohej në kumtesën e Rafael.

Predha e gjatë katër metra peshon më pak se 400 kilogram dhe fluturon në shpejtësi nën shpejtësinë e zërit drejt cakut të saj. 

Me drejtim infra të kuqe dhe kapacitet të njohjes automatike të caqeve, mund të lëshohet natën dhe ditën dhe në të gjitha kushtet atmosferike.

“Është e mençur dhe e drejtpërdrejtë” ka thënë një zyrtar i lartë i Rafael të martën reporterëve, duke shtuar se Seabreaker sjellë gjithë kapacitetet e kompanisë izraelite në një goditje precize me predhë të gjeneratës së pestë.

Seabreaker ka aftësi të manovrimit dhe shmangies së pengesave derisa fluturon në nivel të ulët mbi tokë apo det duke skanuar, nën nivelin lartësisë së zbulimit të mbrojtjeve kundërajrore.

Kjo armë duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale dhe tjera teknologji të përparuara si mësimi i thellë dhe aftësia e përputhjes së terrenit, ka aftësinë që automatikisht të identifikoj dhe ndjekë shënjestrat.

Predha me saktësi kirurgjike mund të operohet në zona të pamundësuara të GPS dhe është imune ndaj masave elektronike anti predha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco