Përmbyset anija në Itali, vdesin 7 emigrantë

Përmbyset anija në Itali, vdesin 7 emigrantë

17:12, 30/06/2021

Shtatë migrantë kanë humbur jetën  në brigjet italiane, pasi varka që po i transportonte u përmbys. Anija është fundosur rreth 5 milje nga Lampeduza në Itali.

“La Repubblica”raporton se mes viktimave janë katër gra, njëra prej të cilave thuhet se ishte shtatzëne. Burimet e policisë thonë se ka ende nëntë të zhdukur nga ngjarja e rëndë . Tashmë ka filluar një hetim për të përcaktuar detajet e ndodhisë.

Lampedusa, qendra për strehimin e përkohshëm të emigrantëve dhe refugjatëve është përsëri e mbipopulluar.

Autoritetet po përpiqen të evakuojnë disa nga 660 personat në zona të ndryshme të Siçilisë ose në anije speciale në funksion për të karantinuar "të dëshpëruarit në det".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco