Ekspertët paralajmërojnë se Francën do ta godasë një valë e katërt e pandemisë

Ekspertët paralajmërojnë se Francën do ta godasë një valë e katërt e pandemisë

17:05, 30/06/2021

Franca ka të ngjarë të ketë një valë të katërt të virusit COVID-19, për shkak të një ringjallje të rasteve të shkaktuara nga varianti Delta në Indi, tha këshilltari kryesor shkencor i qeverisë franceze Profesor Jean-François Delfraissy.

Sidoqoftë, Delfraissy shtoi se përhapja e vaksinave COVID do të ndihmonte në zbutjen e efektit të kësaj vale të re të virusit , për të cilën shumë ekspertë mjekësorë mendojnë se mund të godasë Francën deri në Shtator ose Tetor.

"Unë mendoj se do të kemi një valë të katërt, por do të jetë shumë më e moderuar se tre valët e mëparshme sepse niveli i vaksinimeve është i ndryshëm krahasuar me më parë," i tha Delfraissy radios France Info.

Epidemiologu francez Arnaud Fontanet, i cili gjithashtu këshillon qeverinë franceze për çështje shkencore, i tha BFM TV të Mërkurën se ai priste që numrat e infeksioneve COVID-19 të Francës të rriten përsëri në Shtator ose Tetor.

Ministri Francez i Shëndetësisë Olivier Veran tha në fillim të kësaj jave se varianti COVID Delta, përhapja e shpejtë e të cilit në botë ka bërë që disa vende të vendosin përsëri kufizimet e udhëtimit, tani përfaqësojnë rreth 20% të rasteve COVID të Francës.

(REUTERS)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco