Greqi/ 633 raste të reja dhe 11 viktima nga Covid-19

Greqi/ 633 raste të reja dhe 11 viktima nga Covid-19

16:46, 30/06/2021

Në Greqi janë shënuar 633 raste të reja me COVID-19 dhe 11 viktima, ndërsa numri i pacientëve të intubuar në spitale është ulur në 196 në 24 orët e fundit.

Krahasuar me ditën e martë, numri i infektimeve ka pësuar një rritje të lehtë, pasi dje ishin 605 dhe sot numri ka shkuar në 633. Ndërkohë që numri i viktimave është ulur nga 13 dje në 11 sot.

Numri i të pacientëve të intubuar dje ishte 204, sot është ulur duke shkuar në 196.

Në Greqi rekordi i viktimave u shënua në 28 Nëntor të vitit të kaluar, 121 fatalitete, ndërsa përsa i përket rasteve të reja, në 30 mars të këtij viti u regjistruan 4340 të infektuar.

Me kalimin e muajve gjendja u përmirësua ndjeshëm dhe tashmë Greqia prej disa javësh ka hapur portat për turistët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco