FOTO/ Kjo grua nën rrënoja në Florida, po fliste në telefon me burrin kur ndërtesa u shemb

FOTO/ Kjo grua nën rrënoja në Florida, po fliste në telefon me burrin kur ndërtesa u shemb

12:17, 30/06/2021

Një grua në mesin e njerëzve të zhdukur nga shembja e “Champlain Toëers South” ishte duke folur në telefon me burrin e saj pak momente pasi një pishinë noti poshtë godinës së tyre u zhyt në gropë dhe befas linja telefonike heshti.

Ekipet e shpëtimit ende nuk e kanë gjetur Cassondra “Cassie” Billedeau-Stratton, 40 vjeçe, e cila po qëndronte në katin e katërt të kompleksit në Florida, kur ajo telefonoi me ankth burrin e saj dhe i tregoi për gropën masive që kishte qenë dikur pishina e ndërtesës, nën godinën e tyre.

Stratton për herë të fundit e pa gruan e tij, një vendase nga Kenner, Louisiana, të hënën e javës së kaluar kur u largua nga Florida e Jugut për një udhëtim pune në Uashington, D.C.

"Unë isha në Uashington në telefon me të kur ndodhi gjithçka, ora 1:30 e mëngjesit," i tha Stratton NBC Neës të hënën.

Stratton tha se ai shpreson tek ekipet e kërkimit dhe shpëtimit nga Izraeli që pogërmojnë nëpër rrënoja.

"Asgjë e re, ata thjesht po punojnë shumë, duke gërmuar më shumë," tha Stratton për përpjekjet e vazhdueshme të kërkimit të hënën pasdite. "Këta djem izraelitë janë si komando gërmimi dhe po bëjnë detyrën e tyre."

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco