FOTO/ Policia meksikane gjen një djalë 2 vjeç të braktisur pranë kamionit të emigrantëve

FOTO/ Policia meksikane gjen një djalë 2 vjeç të braktisur pranë kamionit të emigrantëve

12:00, 30/06/2021

Qyteti Mexico - Autoritetet meksikane gjetën të hënën një djalë që mendohej të ishte rreth 2 vjeç vetëm fare, pranë një kamioni të mbipopulluar që kishte transportuar më shumë se 100 migrantë në kushte mbytëse, tha Instituti Kombëtar i Imigracionit.  Kamioni ishet lënë në rrugën Ocozocuautla-Las Choapas, në shtetin Veracruz, Meksikë, më 28 qershor 2021.

Pa këmishë, djali qëndronte vetëm, i rrethuar nga një grusht ushqimesh të paketuara, nag shishe uji gjysmë të zbrazëta, rroba nga migrantë të tjerë dhe çanta të zeza plehrash të shpërndara në tokë, siç tregon një fotografi pjesërisht e paqartë e lëshuar në një deklaratë nga Instituti.

Në foto, djali dukej se mbante fytyrën në duar. Një imazh tjetër i bërë më vonë e tregoi atë të veshur dhe nën kujdesin e autoriteteve shtetërore.

Shumica e udhëtarëve u larguan para se autoritetet të mbërrinin në vendin e ngjarjes, por tetë të rritur nga Amerika Qendrore që mbetën prapa e përshkruan situatën dhe thanë se migrantët kishin kërkuar që shoferi të ndalej pasi disa ishin në gjendje të fikti nga mungesa e ujit dhe e ajrit, tha Instituti në një deklaratë.

"Askush nga të rriturit nuk tha që ata ishin pjesëtarë të familjes së këtij fëmije," thoshte deklarata, duke shtuar se autoritetet ishin në kontakt me konsullatën e Guatemalës sepse djali mund të ishte nga ai vend.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco